Vdes një e mitur në një pishinë në Istog

Publikuar më: 06-07-2025 06:27
Një vajzë e mitur dyshohet të ketë vdekur pasi ka rënë në një pishinë në Istog. Siç bëhet e ditur nga raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të shtunën. Në vendin e ngjarjes njoftohet se kanë dalë ekipet e mjekësisë ligjore nga ku edhe është konfirmuar vdekja e viktimës. Policia ka hapur hetim për rastin. Nuk është bërë e ditur mosha e viktimës. “Istog / 05.07.2025 – 18:30. Viktima femër/kosovare-fëmijë ka mbetur pa shenja jete pasi që dyshohet se ka rënë në pishinë, mjekët kanë konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar Policia.
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu