Aktuale
Nëse ia mësyeni Shqipërisë, ky do të jetë moti në vikend
Reklamë e Sponsorizuar
Moti në Shqipëri do të vazhdojë të jetë i paqëndrueshëm gjatë fundjavës, në të gjitha qytetet.
Sipas parashikimit, do të ketë vranësira dhe reshje shiu, ndërsa në disa zona priten edhe shtrëngata afatshkurtra të shoqëruara me shkarkesa elektrike.
Dita e shtunë do të karakterizohet nga vranësira mesatare deri të dendura, të shoqëruara me intervale të herëpashershme kthjellimesh.
Reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të nisin që në orët e para të ditës, por e diela do të jetë ndryshe.
Temperaturat nuk pritet të pësojnë ndryshime të ndjeshme gjatë fundjavës, duke luhatur nga 8 deri në 22 gradë Celsius, raporton TCh.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: