Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Pinea Matoshi fiton çmimin “Young Actors Award 2026” në Gjermani

Redaksia Lajmetereja • 13-11-2026 21:23
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Pinea Matoshi fiton çmimin “Young Actors Award 2026” në Gjermani
Aktorja e re, Pinea Matoshi, ka fituar çmimin “Young Actors Award 2026” në edicionin e 75-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Mannheim-Heidelberg në Gjermani, për interpretimin e saj në filmin “Dua”, me regji të Blerta Bashollit. Juria ndërkombëtare e festivalit e ka vlerësuar Matoshin për interpretimin e saj debutues në kinematografi, ku ajo luan rolin kryesor. “Duke e parë në rolin e Duas, është e vështirë të besohet se ky ishte roli i saj i parë”,thuhet në njoftimin për çmimin. Filmi “Dua” zhvillon ngjarjet në Prishtinën e fundit të viteve 1990, në periudhën para luftës në Kosovë. Historia rrëfehet përmes përjetimeve të një vajze 13-vjeçare, duke trajtuar frikën, pasigurinë, miqësinë dhe qëndresën përballë rrethanave të vështira. Filmi “DUA” është realizuar nga regjisorja Blerta Basholli, me producent Valon Bajgora dhe bashkëskenariste Nicole Borgeat.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar