Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Ekstradohet nga Italia për në Kosovës i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

Redaksia Lajmetereja • 13-11-2026 21:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Ekstradohet nga Italia për në Kosovës i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar
Policia e Kosovës, ka realizuar me sukses një ekstradim nga Italia për në Kosovë. Me datën 13.11.2026 është ekstraduar nga Italia për në Kosovë shtetasi i Kosovës, pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës, i përfshirë në veprën penale të dhënies së ndihmës kryesve pas kryerjes se veprave penale të vrasjes. Pas ekstradimit i dyshuari iu dorëzua njësiteve përkatëse të policisë DRP Prishtinë për procedura të mëtutjeshme ligjore. “Policia e Kosovës do të vazhdoj me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale”, thuhet në njoftim.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar