Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Slavisha Jokanoviq befason opinionin serb: Ky është klubi i Xherdan Shaqirit, jo imi

Redaksia Lajmetereja • 29-09-2026 14:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Slavisha Jokanoviq befason opinionin serb: Ky është klubi i Xherdan Shaqirit, jo imi
Emërimi i trajnerit serb, Slavisha Jokanoviq, në krye të klubit zviceran Basel ka marrë vëmendjen e mediave, ndërsa konferenca e tij e parë ka prodhuar deklarata që kanë lënë pa fjalë opinionin në Beograd. Gjatë prezantimit zyrtar në stadiumin “St. Jakob-Park”, strategu serb u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve rreth presionit politik në Rusi, detajeve të marrëveshjes së re, por mbi të gjitha, bashkëpunimit të tij me futbollistin shqiptar, Xherdan Shaqirin. Mediat në kryeqytetin serb i kanë kushtuar hapësirë të veçantë kësaj çështjeje, duke theksuar se qëndrimi i Jokanoviqit ndaj liderit të skuadrës ka tërhequr interesim të jashtëzakonshëm nga publiku. Gjatë fjalës së tij, trajneri nuk i ka kursyer elozhet për yllin e Kombëtares së Zvicrës, duke e vlerësuar lart kontributin e tij ndër vite dhe rolin e pazëvendësueshëm që ka në ekip. "I kam ndjekur ndeshjet. Ai është padyshim lideri i kësaj skuadre dhe ne duhet ta respektojmë këtë. Ai ka pasur një karrierë fantastike; në fund të fundit, ka shënuar shumë gola për Baselin vitet e fundit", ka deklaruar Jokanoviq. Më pas, ai ka shtuar një fjali që ka shkaktuar bujë dhe ka lënë në heshtje mediat në Serbi, të cilave duket se nuk u ka pëlqyer aspak ky vlerësim i hapur. "Pres mbështetje të madhe prej tij. Për momentin, ky është më shumë klubi i Shaqirit sesa i imi! Pres bashkëpunim të mirë, por ai duhet të angazhohet maksimalisht për të mbetur një lojtar kyç për skuadrën. Këto janë pritshmëritë e mia ndaj tij", përfundoi trajneri i Baselit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar