Tragjedi në Istog: Një vajzë 2-vjeçare mbytet në një pishinë familjare

Publikuar më: 06-07-2025 01:03
Një fëmijë 2-vjeçar është mbytur sonte, në një pishinë familjare. Tragjedia ka ndodhur në fshatin Zallq të Istogut.Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.“Rreth orës 19:40, policia është njoftuar për një rast në fshatin Zallq të Komunës së Istogit. Një fëmijë e gjinisë femërore është mbytur në një pishinë familjare. Është dërguar urgjentisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare. Sipas mjekëve, viktima ka arritur pa shenja jete”, ka thënë Gashi.Gashi thotë se për rastin është njoftuar prokurori dhe se kanë nisur hetimet.
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu