Sport
Në prag të sfidës me Dardanët, Izraeli zbret në stadiumin “Fadil Vokrri” për stërvitjen e fundit
Reklamë e Sponsorizuar
Përfaqësuesja e Izraelit ka përmbyllur përgatitjet e saj zyrtare në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të duelit të nesërm kundër Kombëtares së Kosovës.
Pavarësisht sfidave, përfshirë pikpyetjet rreth paraqitjes së dy lojtarëve kyç, Roy Revivo dhe Manor Solomon, atmosfera brenda radhëve të ekipit izraelit është shfaqur pozitive.
Këtë situatë e ka konfirmuar edhe selektori i Izraelit gjatë paraqitjes së tij para gazetarëve, ku ka bërë të ditur se aktivizimi i kësaj dyshjeje mbetet ende i pasigurt për takimin e radhës.
Gjatë fjalës së tij, strategu i skuadrës mysafire nuk ka kursyer as fjalët e vlerësimit për cilësitë dhe paraqitjet e përfaqësueses kosovare.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: