Politikë
Zhvillimi dhe modernizimi i FSK-së në fokus të takimit mes krerëve të mbrojtjes dhe Komisionit Parlamentar
Reklamë e Sponsorizuar
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i shoqëruar nga komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, kanë zhvilluar një takim zyrtar me kryetarin e Komisionit Parlamentar për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Mefail Bajçinovci, si dhe me anëtarët e tjerë të këtij komisioni.
Këtë takim e ka bërë të ditur vetë ministri Maqedonci nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, ku ka shpjeguar se në tryezë kanë qenë të gjitha zhvillimet e fundit që lidhen me dikasterin e mbrojtjes dhe zhvillimin e trupave ushtarake të vendit.
Gjatë bisedimeve, vëmendje e veçantë i është kushtuar e ecurisë së procesit të tranzicionit të FSK-së, ngritjes së standardeve të modernizimit, fuqizimit të kapaciteteve operacionale dhe mbrojtëse, si dhe përcaktimit të prioriteteve strategjike për sfidat dhe periudhën që e pret vendin në të ardhmen.
Në përmbyllje të takimit, ministri Maqedonci ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj kryetarit Bajçinovci dhe deputetëve anëtarë të Komisionit për partneritetin e ngushtë dhe mbështetjen e palëkundur ndaj projekteve të mbrojtjes.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: