Ndodh edhe kjo në një ndertesë në rrugën “Ali Zeneli”: Dikush koridorin e banesës e bën lokal dhe ua bllokon fëmijëve çasjen në park

Publikuar më: 24-04-2025 12:08
Publikuar më: Rruga “Ali Zeneli” tashmë është e njohur për problemet e shumta infrastrukturore, të cilat po vijnë për shkak të mos hapjes së tërësishme të rrugës. Sikur të mos mjaftonin vetëm këto probleme, për banorët ka lindur edhe një problem i ri, shkruan Jepi zë. Në ndërtesën e parë në hyrje të rrugës “Ali Zeneli” dikush ka bërë një veprim të ulët që sipas banorëve është uzurpim. Koridori i banesë që shërben për të dalur në parkun e fëmijëve mbrapa ndërtesës, dikush e ka mbyllur dhe e ka kthyer në lokal. Banorët janë ankuar në “Jepi zë” dhe të njejtit kanë paralajmëruar ankesë edhe në Komunën e Mitrovicës. Ndryshe banorët e rrugës “Ali Zeneli” po vazhdojnë ta vuajnë keqqeverisjen dhe dhënien e lejeve të ndërtimit kohë më parë pa u hapur rruga./ Jepi zë
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu