Sport
Interes i jashtëzakonshëm për sfidën Kosovë – Austri: Biletat drejt fundit në “Fadil Vokrri”
Reklamë e Sponsorizuar
Interesimi i tifozëve për ta mbështetur Përfaqësuesen e Kosovës ka arritur kulmin, teksa biletat për ndeshjen e kthimit kundër Austrisë, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, janë drejt shitjes totale.
Sipas njoftimit zyrtar në faqen e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), pjesa dërrmuese e sektorëve janë tashmë të zënë, duke shënuar shitje të plotë. Të interesuarit kanë mbetur edhe me një mundësi të fundit, pasi në qarkullim kanë ngelur edhe vetëm një numër shumë i kufizuar biletash për zonën VIP.
Kalendari i ndeshjeve për “Dardanët” nis këtë të diel me sfidën e parë si mysafirë kundër Austrisë. Më pas, Përfaqësuesja do të udhëtojë drejt Hungarisë, ku të enjten do të matë forcat me Izraelin.
Pas këtyre angazhimeve, Kosova do të kthehet në terrenin vendas për t'u përballur sërish me austriakët, duel ky i programuar për t'u luajtur të dielën, me fillim nga ora 18:00 në Prishtinë.
Cikli i ndeshjeve do të mbyllet gjatë muajit nëntor, periudhë në të cilën “Dardanët” do të zhvillojnë dy takimet e fundit të këtij kalendari: fillimisht duke pritur Izraelin në shtëpinë e tyre, dhe më pas duke udhëtuar drejt Dublinit për t'u ndeshur me Irlandën.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: