Politikë
Prishtina ngrihet në mbrojtje të vlerave të luftës: Kuvendi Komunal miraton njëzëri deklaratën për UÇK-në
Reklamë e Sponsorizuar
Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar sot në unanimitet deklaratën e përbashkët të titulluar “Jo në emrin tim”, “Drejtësi për UÇK-në dhe mbrojtje e historisë tonë”, duke marrë 45 vota pro, pa asnjë votë kundër dhe pa asnjë abstenim.
Gjatë seancës, nënkryetarja e kryeqytetit, Besiana Musmurati, ka theksuar se bashkimi i qytetarëve në mbrojtje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është më i domosdoshëm se kurrë më parë.
Në tekstin e deklaratës së përbashkët shprehet shqetësimi i thellë institucional lidhur me vendimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës, të shpallur më 16 shtator 2026 ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Aty theksohet gjithashtu se UÇK-ja përbën kapitullin më të ndritur dhe të pandashëm të historisë së Kosovës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: