Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Arritje e madhe: Talenti shqiptar merr ftesën historike nga Kombëtarja U23 e Gjermanisë

Redaksia Lajmetereja • 29-09-2026 13:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Arritje e madhe: Talenti shqiptar merr ftesën historike nga Kombëtarja U23 e Gjermanisë
Futbollistja e talentuar shqiptare, Dafina Rexhepi, ka hedhur një hap të rëndësishëm në karrierën e saj sportive, pasi është thirrur për herë të parë në radhët e Përfaqësueses U23 të Gjermanisë. Mesfushorja 21-vjeçare, e cila luan për skuadrën e VfB Stuttgart, ka siguruar një vend në listën me 23 lojtare të përzgjedhura nga trajneri Michael Urbansky. Ajo do të jetë në dispozicion të ekipit kombëtar për dy sfidat e muajit tetor, kundër Skocisë më 8 tetor dhe Suedisë më 12 tetor. Forma e shkëlqyer e Rexhepit është dëshmuar edhe në fushën e blertë, ku ajo ka qenë titullare e padiskutueshme në pesë takimet hapëse të këtij sezoni në elitën e futbollit gjemant për femra, në Google Pixel Frauen-Bundesliga, me fanellën e VfB Stuttgart. Përvojë dhe statistika mbresëlënëse e shoqërojnë mesfushore-sulmuesen shqiptare, e cila deri më tani numëron gjithsej 27 paraqitje zyrtare dhe ka tundur rrjetën 11 herë për klubin e saj. Vlen të theksohet se 21-vjeçarja ka ka mbrojtur më parë ngjyrat e Gjermanisë në grupmoshat e reja U15 dhe U19, ndërsa ky grumbullim shënon një moment kthese dhe ftesën e saj të parë zyrtare në nivelin U23.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar