Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Luis de la Fuente i jep fund thashethemeve: Ja pse Lamine Yamal nuk udhëtoi me Spanjën

Redaksia Lajmetereja • 11-11-2026 23:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Përzgjedhësi i kombëtares së Spanjës, Luis de la Fuente, ka reaguar ashpër ndaj spekulimeve të shumta rreth mungesës së Lamine Yamalit në përballjen ndaj Çekisë, e cila do të zhvillohet në Pragë. Tekniku spanjoll ka sqaruar se vendimi ishte tërësisht i natyrës mjekësore. Federata Spanjolle e Futbollit njoftoi se ylli i Barcelonës ka shfaqur shqetësime në gjurin e djathtë pas duelit të fundit kundër Atletico Madridit. Si rrjedhojë, është vendosur që futbollisti të mos jetë pjesë e ekspeditës në Pragë, por të vijojë procesin e rikuperimit në ambientet e klubit të tij në Barcelonë. De la Fuente shpjegoi se ky vendim erdhi pas një analize të detajuar mes stafit mjekësor të kombëtares dhe atij të klubit katalanas, në koordinim të plotë me vetë lojtarin. Bëhet fjalë për një inflamacion në gju që kërkon kujdes të shtuar. “Lamine vuan nga një inflamacion në gju. Pas kontrollit nga mjekët tanë, vendosa që ai të mos udhëtonte dhe të qëndronte për të ushtruar në klubin e tij. Është vërtet e trishtë dhe e mjerueshme të dëgjosh komente të bëra pa pasur njohuri për situatën reale”, deklaroi trajneri. Në përfundim, De la Fuente hodhi poshtë çdo aludim për trajtim preferencial ndaj talentit spanjoll. Ai nënvizoi se menaxhimi i kësaj situate është bërë me profesionalizëm dhe se rregullat janë të barabarta për të gjithë futbollistët e grumbulluar. “Lamine nuk gëzon asnjë lloj privilegji. Këtë masë do ta kishim marrë për çdo lojtar tjetër të grupit nëse do të ishte përballur me të njëjtin problem shëndetësor”, përfundoi përzgjedhësi spanjoll.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar