Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Mendi Qyra: Në vitin e parë të mandatit shlyem borxhe milonëshe dhe realizuam projekte

Redaksia Lajmetereja • 10-11-2026 22:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Mendi Qyra: Në vitin e parë të mandatit shlyem borxhe milonëshe dhe realizuam projekte
Në vitin e parë të mandatit si kryetar i Komunës së Strugës Mendi Qyra thekson se ka arritur të shlyejë borxhe milionëshe, të rritë mbledhjen e taksave në 70% si dhe të realizojë projekte infrastrukturore. “Qytetarët duhet ta dinë se arritëm të shlyejmë borxhe të vjetra në vlerë prej 2.5 milionë eurosh, borxhe që e çuan komunën në prag të falimentimit. Vazhduam me projektet infrastrukturore, shumica e të cilave janë në fazën përfundimtare. Po flasim për projektet në rrugën e ndryshimeve, pra rruga “Kolektorska”, rruga Turistike, rruga për në kampin AS, si dhe zëvendësimi i tubave të azbestit, i cili është drejt përfundimit". "Të gjitha këto projekte janë zbatuar në rreth 80 përqind”,deklaroi Mendi Qyra, kryetar i Komunës Strugë. Por banorët e Strugës kanë mendime të ndara lidhur me punën e deritanishme të Mendi Qyrës. “Shpresoj që gjërat po ecin në drejtimin e duhur….Qëllimi duhet të jetë përmirësimi i jetës së qytetarëve, lehtësimi i procedurave administrative dhe çështjeve që lidhen me administratën komunale”,tha një qytetar.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar