Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Babai i Meghan Markle rikthehet në paraburgim pasi preu byzylykun elektronik

Redaksia Lajmetereja • 10-11-2026 22:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Babai i Meghan Markle rikthehet në paraburgim pasi preu byzylykun elektronik
Babai 82-vjeçar i Meghan Markle, Thomas Markle, është arrestuar sërish në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vetëm pak ditë pasi ishte liruar me kusht, pasi dyshohet se ka hequr pajisjen elektronike të monitorimit nga kyçi i këmbës. Lajmi është bërë i ditur të martën nga autoritetet amerikane. Thomas Markle ndodhet tashmë në paraburgim, në pritje të një seance në gjykatën federale në Tampa të Floridës, bëri të ditur Bill Essayli, ndihmës i parë i prokurorit amerikan. Sipas Essayli, Markle e preu byzylykun elektronik rreth orës 01:45 të mëngjesit dhe u arrestua pak më vonë. Arrestimi i tij i dytë vjen vetëm pak ditë pas ndalimit të parë, të premten e kaluar. Autoritetet kishin sekuestruar rreth 78 materiale, përfshirë diapozitiva, negativë filmash dhe libra, në të cilat dyshohet se përmbaheshin imazhe të abuzimit seksual të fëmijëve. Materialet u gjetën në njësi magazinimi në zonën e Los Angeles-it, të cilat Markle i kishte marrë me qira që prej vitit 2008. Gjatë arrestimit të parë, ai u mor me ambulancë nga një qendër kujdesi për të moshuarit në Lakeland. Disa orë më vonë, një gjykatës vendosi lirimin e tij me kusht, duke i kërkuar që të mbante pajisjen elektronike të monitorimit. Gjykata urdhëroi gjithashtu kryerjen e një ekzaminimi për të vlerësuar aftësinë e tij mendore për të përballuar procesin gjyqësor, si dhe dorëzimin e një raporti deri më 20 nëntor. Vajza e tij, Meghan Markle, Dukesha e Sussex-it, është shprehur më herët se ishte “thellësisht e tronditur” nga akuzat për gjetjen e një koleksioni me imazhe të abuzimit seksual të fëmijëve në ish-shtëpinë e të atit. Ajo bëri gjithashtu të ditur se në vitin 2019 në polici në Londër ishte dërguar një letër që përmbante pretendime shqetësuese për babanë e saj. “Letra përmbante pretendime shqetësuese dhe tronditëse për babanë tim dhe më ishin dhënë garanci se ato po hetoheshin”,deklaroi Meghan. Ajo theksoi se distancimi nga i ati dhe vendimi për të mos lejuar kontaktin e tij me fëmijët e saj kishte vetëm një arsye: mbrojtjen e tyre. “Shpresoj që tani të kuptohet se, pavarësisht shtrembërimeve të disa publikimeve mediatike ndër vite, çdo distancim nga babai im dhe vendimi im për të mos e lejuar të ketë kontakt me fëmijët tanë kishte vetëm një arsye: t’i mbroja ata”,u shpreh Dukesha e Sussex-it. Thomas Markle jetonte në Filipine gjatë këtij viti, ku pësoi një goditje në tru dhe iu amputua këmba e majtë. Për shkak të gjendjes shëndetësore, ai u detyrua të kthehej në SHBA. Sipas raportimeve të gazetës britanike “The Sun”, gjysmëvëllai i Meghan kishte zbuluar një koleksion me imazhe të dyshuara të abuzimit seksual të fëmijëve, ndërsa po pastronte banesën e babait të tyre në Filipine. Ky zbulim çoi më pas në identifikimin e dy njësive të magazinimit në Kaliforni, ku Markle kishte ruajtur materiale që prej vitit 2008. Hetimet ndaj tij vijojnë, ndërsa akuzat mbeten në shqyrtim nga autoritetet amerikane.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar