Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

VLEN mban mbledhje: Partneriteti qeveritar është stabil, mbetemi të përkushtuar ndaj përmbushjes së premtimeve

Redaksia Lajmetereja • 10-11-2026 22:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
VLEN mban mbledhje: Partneriteti qeveritar është stabil, mbetemi të përkushtuar ndaj përmbushjes së premtimeve
Kryesia Qendrore e VLEN-it mbajti mbledhjen e radhës, në të cilën u diskutuan zhvillimet aktuale politike dhe u rikonfirmuan prioritetet për periudhën në vijim. Në një kumtesë për media pas mbledhjes, nga VLEN thonë se miratimi në Qeveri i propozimit për provimin e jurisprudencës përbën një hap historik, me të cilin për herë të parë parashihet dhënia e provimit edhe në gjuhën shqipe."I dëgjuam studentët dhe u angazhuam që kjo çështje të marrë zgjidhje institucionale",thonë nga VLEN. "Marrëveshja e Ohrit nuk është pronë e ndonjë partie politike. Ajo është arritje historike dhe rezultat i sakrificës së popullit shqiptar për barazi. Pas më shumë se dy dekadash pritjeje, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i të gjitha bashkësive etnike duhet të garantohet me ligj. Miratimi i Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat mbetet një nga zotimet tona kryesore. Është absurde të thirresh në Marrëveshjen e Ohrit dhe njëkohësisht të bllokosh avancimin e saj. Përgjegjësia për përmbylljen e këtij procesi u takon të gjitha subjekteve parlamentare që deklarohen në mbështetje të Marrëveshjes së Ohrit",thonë nga VLEN. Më tej thonë se mbeten të përkushtuar edhe ndaj miratimit të propozimligjit për transformimin e angazhimit me kontrata në marrëdhënie të rregullt pune, përmes të cilit personat që i plotësojnë kushtet do të punësohen pa afat të caktuar. "Pavarësisht bllokimit të Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat nga opozita, ne edhe pa mekanizmin e Balancuesit po dëshmojmë se me VLEN-in dyert e shërbimit publik për shqiptarët janë të hapura. Vendi i punës nuk guxon të jetë mjet për shantazhe politike",thonë nga VLEN. "Decentralizimi, si një nga shtyllat e Marrëveshjes së Ohrit, mbetet prioriteti ynë. Komunat me shumicë shqiptare tashmë po e ndiejnë mbështetjen financiare përmes projekteve dhe investimeve, pavarësisht se cili subjekt politik i udhëheq". "Partneriteti qeveritar është stabil. VLEN-i mbetet i përkushtuar ndaj përmbushjes së prioriteteve programore të premtuara para qytetarëve. Në këtë drejtim, vlerësojmë se efikasiteti i përgjithshëm i Qeverisë aktuale duhet të gjykohet përgjatë një mandati të plotë",thonë nga VLEN.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar