Sport
Duka flet për lojtarët që zgjedhin Kosovën: Nuk kam asnjë problem, por do të isha më i lumtur nëse vijnë te Shqipëria
Reklamë e Sponsorizuar
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, ka folur për raportet mes Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe për garën mes dy federatave për futbollistët shqiptarë që aktivizohen në diasporë.
Gjatë javëve të fundit janë raportuar disa raste të përplasjeve mes dy federatave për lojtarë të rinj shqiptarë. Një prej tyre është Enis Rexhepi, i cili vendosi t’i bashkohet Kosovës, pavarësisht se më parë kishte marrë ftesë nga Shqipëria.
Në garë mes dy përfaqësueseve është edhe talenti Lutfi Dalipi, i cili aktualisht luan te Vaduz.
Megjithatë, Duka ka insistuar se këto raste nuk kanë ndikuar në raportet mes dy federatave, të cilat sipas tij vazhdojnë të jenë të shkëlqyera. Ai ka theksuar se nuk ka asnjë kundërshtim kur futbollistët vendosin ta përfaqësojnë Kosovën, ndonëse natyrisht do të preferonte që ata të zgjidhnin Shqipërinë.
“Kemi luksin që të kemi në dispozicion të gjithë lojtarët shqiptarë, pavarësisht se ku luajnë, në Kosovë, Maqedoninë e Veriut apo edhe në vendet përreth.
Në vitin 2015, lobuam për Kosovën, edhe pse disa na paralajmëruan se kjo do të na rrezikonte në aspektin sportiv. Do ta bëja sërish, sepse fëmijët e Kosovës duhet ta kenë të drejtën për të pasur dhe për të luajtur për përfaqësuesen e tyre. Jam i lumtur që i kam mbështetur.
Nuk kam absolutisht asnjë problem me lojtarët që zgjedhin Kosovën, edhe pse do të isha i lumtur nëse zgjedhin Shqipërinë”, deklaroi Duka për “TV Klan”.
Ndërkohë, si Kosova ashtu edhe Shqipëria e kanë vendosur si objektiv kryesor kualifikimin në Kampionatin Evropian “Euro 2028”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: