Kronikë
Elshani në terren me njësitë kufitare, vlerësohen sfidat dhe nevojat për sigurinë e kufirit
Reklamë e Sponsorizuar
Drejtori i Departamentit për Kufi në Policinë e Kosovës, nënkolonel Veton Elshani, ka realizuar një vizitë pune në Drejtorinë Rajonale të Kufirit – Jugu.
Gjatë vizitës, Elshani ka vizituar stacionet policore kufitare dhe disa pika kyçe në terren, ku është njohur nga afër me situatën e sigurisë, aktivitetet operacionale, kushtet e punës dhe sfidat me të cilat përballen njësitë policore në këtë rajon.
Në takimet dhe vizitat në terren është diskutuar për nevojat operacionale, përmirësimin e kushteve të punës, forcimin e kapaciteteve policore, si dhe avancimin e masave për mbikëqyrjen dhe kontrollin efektiv të kufirit.
Sipas Policisë së Kosovës, vizita e realizuar pas marrjes së detyrës nga Elshani si drejtor i Departamentit për Kufi kishte për qëllim njohjen e drejtpërdrejtë me gjendjen në terren, identifikimin e sfidave dhe vlerësimin e nevojave për përmirësimin e mëtejshëm të sigurisë kufitare.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: