Sport
Vlerësim ndërkombëtar për ish-presidenten e Kosovës, nderohet me Çmimin Global për Diplomaci në Turqi
Reklamë e Sponsorizuar
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është laureuar me çmimin prestigjioz “Global Diplomacy Award”.
Ceremonia e ndarjes së këtij çmimi u organizua në Turqi me ftesë të organizatës “Global Journalism Council”, ku morën pjesë mbi 350 delegatë dhe personalitete nga 32 shtete të ndryshme të globit.
Pas pranimit të këtij vlerësimi, Osmani shfaqi falënderimet e saj, duke theksuar se diplomacia e mirëfilltë shërben për të ngritur ura bashkëpunimi dhe për të mbrojtur gjithmonë parimet e drejtësisë.
“Këtë çmim ia dedikoj, sikurse çdo çmim tjetër, popullit të përvuajtur të Kosovës, i cili sakrifikoi gjithçka, deri edhe fëmijët në djep, që ne sot ta gëzojmë lirinë. Njëkohësisht, ia dedikoj Atit themeltar të Republikës sonë, Presidentit Ibrahim Rugova, i cili na mësoi rëndësinë e aleancave, të ndërtimit të urave dhe të kultivimit të miqësive”, ka shkruar Osmani në mesazhin e saj.
Krahas kësaj, ish-presidentja vlerësoi se ky çmim shërben edhe si një përkujtim e respekt i merituar për gazetarët që, në kohën e luftës në Kosovë, rrezikuan për të transmetuar të vërtetën, duke kontribuar në shpëtimin e shumë jetëve.
“Sepse gazetaria e guximshme nuk është vetëm dëshmi e historisë, por edhe mbrojtje e jetës dhe e njerëzimit”, ka shtuar tutje Osmani.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: