Botë
Nisin në Abu Dhabi negociatat trepalëshe mes Ukrainës, Rusisë dhe SHBA-së për paqen
Reklamë e Sponsorizuar
Në Abu Dhabi kanë nisur të martën bisedimet trepalëshe mes Ukrainës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të orientuara drejt gjetjes së një rrugëdaljeje nga konflikti i armatosur.
Këto përbëjnë takimet e para kokë më kokë mes përfaqësuesve zyrtarë të Moskës dhe Kievit që prej muajit shkurt, ndërkohë që Uashingtoni synon të gjallërojë nismat diplomatike për arritjen e një akordi paqeje.
Diskutimet, të cilat janë parashikuar të zgjasin dy ditë, pritet të përqendrohen te mekanizmat e sigurisë, zbutja e tensioneve në terren dhe skenarët e mundshëm për një marrëveshje përfundimtare.
Delegacioni i Rusisë udhëhiqet nga Vladimir Medinsky, ai i Ukrainës përfaqësohet nga Rustem Umerov, kurse interesi i palës amerikane mbrohet nga Steve Witkoff dhe Jared Kushner.
Këto zhvillime vijnë në vazhdën e deklaratave të fundit të bëra nga Presidenti amerikan, Donald Trump, sipas të cilit ekziston mundësia e arritjes dunji e një marrëveshjeje më të gjërë për përfundimin e luftës, e cila mund të kapërcejë kufijtë dhe të prekë edhe sigurinë e kontinentit evropian.
Pavarësisht këtij angazhimi të shtuar diplomatik, mes Kievit dhe Moskës vazhdojnë të mbeten pengesa dhe dallime thelbësore lidhur me kushtet kyçe të një paqeje të qëndrueshme.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: