Kronikë
Viti: Vihet në pranga personi që dyshohet se kanosi sistematikisht kryetarin Sokol Haliti
Reklamë e Sponsorizuar
Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili dyshohet se ka kërcënuar në mënyrë të vazhdueshme kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti.
Sipas njoftimit zyrtar, rasti ka ndodhur më 7 nëntor 2026, rreth orës 09:00. I dyshuari, mashkull kosovar, akuzohet se ka ndërmarrë veprime kanosëse ndaj kreut të komunës përmes rrjeteve sociale në formë të përsëritur.
Pas arrestimit dhe procedurave të intervistimit, me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.
Ndërkaq, burimet informative bëjnë me dije se bëhet fjalë për 45-vjeçarin Safet Hyseni, me banim në fshatin Smirë të Vitisë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: