Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Tensione dhe përplasje verbale pas përfundimit të sfidës në Korçë mes Skënderbeut dhe Dinamos

Redaksia Lajmetereja • 08-11-2026 20:03
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Tensione dhe përplasje verbale pas përfundimit të sfidës në Korçë mes Skënderbeut dhe Dinamos
Përballja e zhvilluar në stadiumin e Korçës mes Skënderbeut dhe Dinamos është mbyllur me situata të tensionuara në fushën e blertë, menjëherë pas vërshëllimës përfundimtare të gjyqtarit. Ndërkohë që skuadra vendase po festonte fitoren e rëndësishme me rezultatin e pastër 2-0, lojtarët e Dinamos kanë lënë fushën e lojës nën një atmosferë të rënduar dhe dukshëm të acaruar nga epilogu i takimit. Një moment i tillë është reflektuar qartë te reagimi i kapitenit të kryeqytetasve, Bruno Dita. Ky i fundit, i cili dikur ka mbajtur veshur fanellën e korçarëve në vitet e arta të drejtimit nga trajneri Ilir Dajë, kur ekipi shkëlqente edhe në arenën ndërkombëtare, nuk i ka pëajtuar provokimet nga tribuna. Teksa po drejtohej për në dhomat e zhveshjes, Dita është përfshirë në një replikë të ashpër verbale me disa prej personave që ndodheshin në shkallët e stadiumit dhe e kishin ngacmuar, duke sjellë tensione të mëtejshme në mbyllje të kësaj sfide.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar