Kronikë
Tragjedi në Itali: 71-vjeçarja humb jetën, arrestohet i biri si autor i dyshuar
Reklamë e Sponsorizuar
Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme provincën e Bergamos në Itali, ku një grua 71-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj, ndërsa autoritetet kanë vënë në pranga një person në lidhje me këtë krim.
Viktima, e identifikuar si Emilia Bianchi, është zbuluar e pajetë dhe me plagë thike në shtratin e saj. Ngjarja ka ndodhur brenda një vile të vendosur në rrugën "Via Paolo VI" në zonën e Palosco-s.
Pas hetimeve paraprake, forcat e rendit kanë bërë të mundur arrestimin e djalit të viktimës. Sipas burimeve policore, ai ndante të njëjtën çati me nënën dhe vëllain e tij, ndërsa motra e tyre banonte në një pronë tjetër në të njëjtin fshat.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë efektivët e Karabinierëve të Treviglio-s, policia lokale, si dhe ekipet e mjekësisë ligjore dhe emergjencës për të kryer hetimet e duhura dhe për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: