Sport
Golden Eagle Ylli shkëlqen ndaj Bashkimit, i shkakton humbjen e dytë me një paraqitje fantastike
Reklamë e Sponsorizuar
Golden Eagle Ylli ka regjistruar një triumf tejet bindës kundër Bashkimit me rezultatin 105-86, në takimin e vlefshëm për xhiron e tetë të Superligës së Kosovës në basketboll.
Në këtë paraqitje të shkëlqyer të skuadrës nga Suhareka u dallua Davontrey Thomas, i cili kontribuoi me një "double-double" prej 25 pikëve dhe 10 kërcimeve. Ndeshje të shkëlqyer zhvilluan gjithashtu edhe Withers me 22 pikë, Musab Mala me 16, si dhe Shabazz që regjistroi 15 sosh.
Te skuadra e Bashkimit, e cila nuk arriti të përballojë ritmin e vendasve, më të mirët në parket ishin Shannon Shorter me 26 pikë dhe Divine Myles, i cili përfundoi ndeshjen me 23 pikë të shënuara.
Për Yllin, kjo është fitorja e pestë e stinorit karshi tri humbjeve, ndërsa Bashkimi regjistron disfatën e dytë, duke mbetur megjithatë në majë të renditjes tabelore së bashku me Borën, me bilanc prej gjashtë fitoresh dhe dy humbjesh.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: