Aktuale
Taylor Swift shkëlqen në VMAs 2026, fustani i saj nuk kalon pa u vënë re
Reklamë e Sponsorizuar
Taylor Swift tërhoqi vëmendjen në tapetin e kuq të MTV Video Music Awards 2026, duke u shfaqur me një paraqitje elegante dhe të veçantë që nuk kaloi pa u komentuar.
Këngëtarja 36-vjeçare zgjodhi një fustan dyngjyrësh, i cili kombinonte të zezën me argjendin. Pjesa e sipërme ishte e zezë dhe pa mëngë, me detaje rrjetë në pjesën e shpinës, ndërsa fundi në ngjyrë argjendi me shkëlqim i dha veshjes një pamje glamuroze, shkruan Daily Mail, transmeton "Bota sot".
Swift e kompletoi stilimin me taka të larta të zbukuruara me gurë dhe aksesorë minimalistë, përfshirë vathë të varur, si dhe unazën e martesës dhe atë të fejesës.
Vëmendje të veçantë mori edhe stili i ri i flokëve. Ajo u shfaq me balluke më të shkurtra e më të holla, ndërsa flokët i kishte të lëmuara dhe të lëshuara deri te shpatullat.
Paraqitja e Swift erdhi në një mbrëmje të rëndësishme për të, pasi artistja u nderua edhe me një çmim të veçantë për karrierën e saj.
Megjithatë, ajo që ra më shumë në sy në tapetin e kuq ishte zgjedhja e saj e guximshme për të kombinuar të zezën klasike me shkëlqimin e argjendtë, duke krijuar një nga paraqitjet më të komentuara të mbrëmjes.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: