Kronikë
Krenohej në TikTok teksa ngiste makinën në trotuar në Berat, faturë e kripur dhe bllokim mjeti për drejtuesin
Reklamë e Sponsorizuar
Një drejtues automjeti në qytetin e Beratit ka përfunduar në shënjestrën e Policisë Rrugore dhe është ndëshkuar me masë administrative prej 60 mijë lekësh, pasi ka zgjedhur të lëvizë me mjetin e tij mbi trotuar. Veprimi i tij i papërgjegjshëm është zbuluar falë një videoje të publikuar në rrjetin social “TikTok”.
Pas qarkullimit të pamjeve filmike që tregonin makinën duke u futur në zonën e destinuar për këmbësorët, autoritetet policore nisën menjëherë verifikimet. Si rezultat i hetimeve të shpejta, efektivët e Policisë Rrugore të DVP Berat arritën të identifikojnë dhe të shoqërojnë në Komisariat drejtuesin e automjetit, të identifikuar me inicialet I.L.
Gjatë kontrollit të detajuar të dokumentacionit të mjetit, blutë konstatuan shkelje shtesë, pasi automjeti rezultoi se qarkullonte pa kryer kontrollin teknik dhe pa siguracionin e detyrueshëm. Për këto arsye, përveç gjobës prej 60 mijë lekësh, atij i është tërhequr edhe leja e qarkullimit.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat ka shprehur falënderimet për qytetarët që po kontribuojnë aktivisht në sinjalizimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor. Njëkohësisht, policia përsërit thirrjen ndaj publikut që të vazhdojnë të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë duke telefonuar në numrin e emergjencave 112.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: