Politikë
Zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar: Visar Memeti hedh votën dhe thekson peshën e çdo vendimi qytetar
Reklamë e Sponsorizuar
Kandidati Visar Memeti ka ushtruar sot të drejtën e tij të votimit në kuadër të zgjedhjeve për Këshillin Kombëtar Shqiptar, proces ky që po zhvillohet më 8 nëntor.
Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Memeti ka njoftuar opinionin publik se ka përmbushur detyrimin e tij qytetar, duke shfaqur besimin se ky proces zgjedhor do të ndihmojë në rivendosjen e autoritetit dhe dinjitetit të këtij institucioni kyç.
Sapo e përmbusha obligimin tim qytetar, duke votuar për Këshillin Nacional Shqiptar.
Me shpresën dhe besimin se çdo votë ka rëndësi dhe se çdo votë kontribuon në rikthimin e dinjitetit të këtij institucioni, në shërbim të interesave tona kombëtare.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: