Aktuale
Bashkimi synon kthesën ndaj Bregallnicës, thirrje e fuqishme nga kampi kumanovar: Na duhet mbështetja e çdo tifozi
Reklamë e Sponsorizuar
Pasi i dha fund serisë negative prej tri humbjesh radhazi me triumfin ndaj Arsimit me rezultatin 2:1, skuadra e Bashkimit ka siguruar pikë tejet të çmuara në garën e fortë për mbijetesë.
Klubi nga Kumanova shpreh besimin se kriza e rezultateve tashmë ka mbetur pas dhe synon të arkëtojë pikë të reja para publikut të vet, duke pritur sot në stadiumin e saj skuadrën e Bregallnicës së Shtipit, në sfidën që do të nisë në ora 12:00.
“Kjo është një nga ndeshjet më të rëndësishme për skuadrën tonë në këtë gjysmësezon. Shpresojmë ta vazhdojmë serinë e fitoreve dhe t’i marrim tri pikët jashtëzakonisht të vlefshme. Për ta arritur këtë, kemi nevojë për mbështetjen e secilit tifoz kumanovar. Së bashku jemi më të fortë“, u shpreh ndër të tjera Antonio Rashid Da Silva.
Statistikat historike janë në favor të skuadrës kumanovare. Në 12 përballjet e deritanishme mes këtyre dy ekipeve, Bashkimi ka regjistruar shtatë fitore, ndërsa Bregallnica ka dalë e triumfuar vetëm në dy raste, kurse tri ndeshje të tjera janë mbyllur në barazim.
Kujtojmë se takimi ndërmjet Bashkimit dhe Bregallnicës së Shtipit do të luhet në stadiumin e Bashkimit, me fillim zyrtar në orën 12:00.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: