Politikë
Debati për Kodin Civil, Eman Rrahmani ironizon kryeministrin Kurti në rrjetet sociale
Reklamë e Sponsorizuar
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani, i cili është pozicionuar hapur kundër miratimit të projektit aktual të Kodit Civil, i është kundërpërgjigjur me ironi ashpër kryeministrit Albin Kurti. Reaksioni i tij vjen pas vendimit të ekzekutivit për ta hedhur këtë dokument të rëndësishëm në fazën e diskutimit publik.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rrahmani ka vënë në shënjestër përmbajtjen e projektkodit, duke u ndalur specifikisht te nenet që trajtojnë mundësinë e bashkëshortësisë mes personave të së njëjtës gjini.
"Habiba, Albini Kodin Civil jua paska qitë në diskutim publik. Aty qenka edhe martesa burrë me burrë! A jeni lodhë hiç, bre? 'Shyqyr që të kemi!', thojke habibi i madh!", ka shkruar deputeti në reagimin e tij sarkastik.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: