Politikë
Thirrja e Berishës: PD do të mbështesë revoltën, front i përbashkët kundër qeverisë për zgjedhje të lira
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve dhe subjekteve opozitare që të bëhen bashkë për t'i dhënë mbështetje protestës.
Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se forca politike që drejton do të jetë plotësisht krah protestës së studentëve, duke kërkuar ndërtimin e një fronti të përbashkët opozitar që synon rrëzimin e qeverisë aktuale dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
“Të dashur qytetarë dhe qytetare, do ta mbyll këtë fjalë timen me ftesën për të gjithë ju, të bashkohemi të mbështesim studentët. Të bashkohemi pavarësisht nga kundërshtitë që mund të kemi njëri me tjetrin. Pavarësisht nga dallimet që mund të kemi njëri me tjetrin. Të bashkohemi me studentët të cilët po zhvillojnë një betejë epike kundër të keqes më të madhe të këtij kombi që e ka emrin Edi Rama,” u shpreh ndër të tjera kreu i PD-së.
Më tej, ai shtoi se Partia Demokratike mbetet e palëkundur në mbështetjen totale ndaj lëvizjes studentore dhe çdo individi që rreshtohet në këtë drejtim, duke bërë thirrje për një angazhim mbarëqytetar në këtë betejë.
Sipas Berishës, bashkimi i të gjithë akterëve opozitarë duhet të shërbejë si kurorëzim për këtë lëvizje të përmasave të mëdha që po ndodh në vend, me qëllim shkëputjen përfundimtare nga regjimi aktual dhe hapjen e rrugës për një qeveri teknike apo kujdestare, e cila do të krijojë kushtet e nevojshme ligjore për zgjedhje të ndershme ku çdo qytetar voton i lirë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: