Kronikë
Tragjedia në Krakov: Si u zhvillua sulmi i armatosur që la pas gjashtë të vdekur dhe 15 të plagosur
Reklamë e Sponsorizuar
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Krakovit në Poloni, ku një person i armatosur ka lënë të vdekur gjashtë persona dhe ka plagosur 15 të tjerë, pasi ka kaluar me automjet nëpër qendrën historike duke hapur zjarr ndaj qytetarëve dhe duke goditur një tramvaj gjatë përpjekjes për t'u arratisur.
Sipas të dhënave zyrtare nga autoritetet vendase dhe raportimet e mediave polake, rreth orës 15:00, autori hyri në sheshin kryesor "Rynek Glówny" me një makinë të zezë, duke ardhur nga drejtimi i rrugës "Slawkowska". Mësohet se disa qytetarë kishin rënë tashmë viktima të plumbave të tij që në hyrje të këtij sheshi.
Automjeti i sulmuesit vazhdoi lëvizjen përgjatë perimetrit lindor të sheshit kryesor. Një tjetër qytetar u qëllua para një dyqani në adresën "Rynek Glówny 5", pranë cepit me rrugën "Sienna". Më pas, makina u drejtua për te rruga "Grodzka", një nga arteriet kryesore për këmbësorët në qytetin e vjetër, duke vazhduar lëvizjen drejt jugut në drejtim të Kështjellës Mbretërore "Wawel", ndërkohë që vihej në ndjekje nga një makinë e policisë.
Në Sheshin "All Saints", agresori qëlloi në drejtim të një tramvaji të linjës 1. Si pasojë, xhami i kabinës së shoferit u bë copë-copë, por siç konfirmoi zyrtarisht Kompania e Transportit të Krakovit, asnjë nga udhëtarët dhe as drejtuesi nuk pësuan lëndime.
Nga lëvizjet e mëtejshme, dyshohet se autori ka përshkruar rrugët "Grodzka" dhe "Stradomska" deri te kryqëzimi me rrugën "Dietla". Ndjekja e forcave të rendit përfundoi afër kryqëzimit të rrugëve "Stradomska" dhe "Dietlova", ku sulmuesi braktisi veturën dhe u përfshi në një përleshje fizike me efektivët, duke plagosur një prej tyre dhe veten.
Gjatë shkëmbimit të zjarrittë ndodhur në këtë zonë, policët arritën ta neutralizonin dhe plagosnin autorin. Në këtë përballje mbetën të plagosur edhe dy efektivë policie, ku njëri prej tyre, i cili u qëllua tri herë me armë zjarri, ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Autori gjithashtu ka pësuar lëndime të rënda dhe është shtruar në spital, ku po trajtohet gjithashtu në gjendje kritike. Autoritetet policore kanë konfirmuar se sulmuesi është shtetas polak dhe se nuk ka persona të tjerë të shpallur në kërkim lidhur me këtë ngjarje.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: