Kronikë
Tensione dhe shoqërime në Polici: Protestuesit zhvendosen nga Kryeministria te selia e PD-së
Reklamë e Sponsorizuar
Pas një proteste që zgjati për afër katër orë, situata ka shënuar zhvillime të reja, ku efektivët e policisë kanë shoqëruar disa prej pjesëmarrësve në afërsi të selisë së Partisë Demokratike.
Sipas informacioneve të siguruara në terren nga gazetarja Enkeljda Mema, aksioni i forcave të rendit është përqendruar kryesisht te identifikimi dhe kapja e individëve të maskuar, të cilët dyshohet se janë përfshirë në akte dhune gjatë tubimit.
Ndërkohë, trupa e protestuesve është shpërndarë në katër anët e Unazës, pasi më herët ata ishin tërhequr nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe nga zona përreth Kryeministrisë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: