Kronikë
Tensionet në bulevard: Policia ndërhyn me autobotë uji për të zbrazur “Dëshmorët e Kombit”
Reklamë e Sponsorizuar
Forcat e rendit kanë ndërhyrë për të shpërndarë turmën e protestuesve të mbledhur në bulevardin kryesor “Dëshmorët e Kombit”, duke përdorur ujë me presion përmes autobotëve.
Gjatë operacionit të spastrimit të zonës, e cila shtrihet nga fillimi i bulevardit deri në afërsi të Ministrisë së Mbrojtjes, policia ka arritur të zmbrapsë pjesëmarrësit në protestë.
Ndërkaq, strukturat e sigurisë mbeten në gatishmëri të lartë në terren, për të menaxhuar çdo situatë të mundshme dhe për të parandaluar rifillimin e përplasjeve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: