Sport
Rikthim ëndrrash në Kombëtare, mbrojtësi kuqezi zhbllokon sezonin me një gol vendimtar
Reklamë e Sponsorizuar
Futbollisti i Kombëtares shqiptare ka kurorëzuar në mënyrën më ideale rikthimin e tij në radhët e kuqezinjve për sfidën e fundit të Grupit C1 në Ligën e Kombeve, duke gjetur rrjetën për herë të parë këtë sezon.
Bëhet fjalë për mbrojtësin Klisman Cake, i cili pasi kaloi me sukses dëmtimin që e detyroi të mungonte në grumbullimin e mëparshëm, është vënë sërish plotësisht nën urdhrat e trajnerit Maran në prag të përballjeve ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë.
Forma e tij e shkëlqyer u konfirmua edhe në fushën e blertë, ku lojtari u shndërrua në protagonist absolut për Akhmat Grozni në triumfin 1-0 kundër Rodino Moskë. Ai realizoi golin e vetëm të takimit gjatë pjesës së parë, duke i siguruar skuadrës së tij tri pikë tejet të vlefshme që e largojnë nga zonja e rrezikut në renditje.
Për Caken ky është realizimi i parë zyrtar përgjatë këtij kampionati, ndërkohë që ky nuk është episodi i tij i parë protagonist me fanellën e Akhmat Grozni, pasi ai kishte gjetur rrugën e rrjetës edhe gjatë edicionit të kaluar.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: