Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Detaje të reja nga Lushnja, banorët për mësuesin 60-vjeçar: I vendosnim duart në zjarr, ishte njeri i kulturuar

Redaksia Lajmetereja • 28-09-2026 18:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Detaje të reja nga Lushnja, banorët për mësuesin 60-vjeçar: I vendosnim duart në zjarr, ishte njeri i kulturuar
Një mësues 60-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se i ka dërguar mesazhe me përmbajtje ngacmuese seksuale një nxënëseje 13-vjeçare. Sipas të dhënave paraprake, kanë qenë prindërit e vajzës ata që kanë zbuluar mesazhet dhe më pas kanë njoftuar policinë. Pas kallëzimit, policia ka nisur veprimet hetimore, ndërsa mësuesi është vënë në pranga. Ngjarja ka tronditur banorët e fshatit Zhamë Sektor, të cilët e njohin prej vitesh 60-vjeçarin. Banorët shprehen të habitur nga arrestimi, duke thënë se deri më tani e kanë njohur si një person të rregullt dhe të qetë. “Për Madrititin i fusja duart në zjarr, se e njihja nga afër, sidomos babin e atij, profesor, njeri i kulturuar, nuk e di çfarë të them”,tha kryeplaku i fshatit, Hekuran Balla. “Që të përfundonte ai burrë në këtë ekstrem nuk besonte njeri, vija duart në zjarr për atë”,tha roja i shkollës, Mustafa Rustami. Hetimet tashmë pritet të zbardhin rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa autoritetet do të verifikojnë përmbajtjen e komunikimeve dhe të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar