Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

“Do të të godas me grusht!” – Tension te Juventusi, Spalletti shpërthen ndaj mbrojtësit gjatë fitores në Evropë

Redaksia Lajmetereja • 06-11-2026 08:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
“Do të të godas me grusht!” – Tension te Juventusi, Spalletti shpërthen ndaj mbrojtësit gjatë fitores në Evropë
Juventusi ka bërë një hap mjaft të rëndësishëm drejt kualifikimit për në fazën e 1/8-ave të Europa League, pasi triumfoi në përballjen ndaj AZ Alkmaar. Suksesi i bardhezinjve erdhi falë realizimeve nga Teun Koopmeiners dhe Randal Kolo Muani, fitore kjo që ndërpreu gjithashtu ecurinë mbresëlënëse prej 17 ndeshjesh pa humbje në shtëpi të skuadrës holandeze në kompeticionet evropiane. Megjithatë, triumfi i ekipit italian nuk kaloi pa momente me tension të lartë. Minutat e fundit të takimit sollën një shpërthim të papërmbajtur të trajnerit Luciano Spalletti, i cili u kap nga kamerat duke kontestuar ashpër mbrojtësin Juan Cabal. Ndeshja po kontrollohej qetësisht nga Juventusi, që po ruante avantazhin e dy golave, por disa shpërqendrime në vijën e prapavijës desh i kushtuan shtrenjtë. Një humbje topi me rrezik nga Lloyd Kelly në zonën e vet i dha mundësinë AZ Alkmaar-it të hapte sfidën. Pak më vonë, vendasit gjetën edhe rrjetën e barazimit, por për fatin e mirë të torinezëve, goli u anulua për pozicion jashtë loje. Pikërisht në ato momente kritike, kamerat e transmetimit fokusuan reagimin e fortë të Spallettit drejtuar mbrojtësit kolumbian. I revoltuar nga vendosja e gabuar e lojtarit dhe nga fakti që lejoi sulmuesit kundërshtarë t'i dilnin nga prapa, tekniku italian iu afrua me ton tejet kërcënues, ku nga leximi i buzëve u shfaq duke i thënë: “Do të të godas me grusht, e kupton? E kupton?”. Cabal dëgjoi vërejtjet e ashpra të teknikut përpara se të kthehej në pozicionin e tij në fushë. Pas përfundimit të sfidës, timonieri i torinezëve nuk u përqendrua te kritikat ndaj individëve të caktuar, por ngriti shqetësimin për mungesën e përqendrimit dhe hezitimin në marrjen e vendimeve gjatë lojës. “Jam i bindur kur shoh se lojtarët kanë qëndrimin e duhur. Ajo që më shqetëson është kur pëson një gol dhe më pas fillon të mendosh: ‘Pse nuk erdhi tjetri?’, ose ‘Unë e mora këtë, por çfarë është e imja dhe çfarë është e jotja?’”, deklaroi Spalletti, duke kërkuar më shumë lëvizje dhe hapësira nga futbollistët e tij. Në fund, ai bëri me dije se pasiviteti është më i dëmshëm se gabimet taktike: “Vendimet që nuk merren janë më të këqija se vendimet e gabuara. Nëse merr një vendim të keq dhe bën diçka gabim, kushton më pak sesa kur nuk merr fare një vendim. Ai që nuk merret është më i keqi nga të gjitha vendimet”, përfundoi trajneri i Juventusit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar