Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Kane bëhet futbollisti më i paguar te Bayerni

Redaksia Lajmetereja • 05-11-2026 19:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kane bëhet futbollisti më i paguar te Bayerni
Harry Kane është tashmë futbollisti me pagën më të lartë te Bayern Munich, duke kaluar në këtë aspekt edhe talentin gjerman Jamal Musiala. Sipas raportimit të mediumit gjerman “Sky Sport DE”, sulmuesi anglez do të përfitojë më shumë se 30 milionë euro bruto në vit, duke përfshirë edhe bonuset e mundshme. Kontrata e re e Kane është trevjeçare dhe do ta mbajë atë në Allianz Arena deri në vitin 2029. Marrëveshja nuk përmban asnjë klauzolë lirimi dhe as mundësi për vazhdimin e kontratës përtej këtij afati. Një pjesë e rëndësishme e pagës së tij lidhet me bonuset që mund t’i fitojë në bazë të suksesit në garat vendore, triumfit në Ligën e Kampionëve, numrit të golave dhe asistimeve, si dhe mundësisë për ta fituar sërish Topin e Artë. Sipas “Sky Sport DE”, kjo marrëveshje e rendit Kane në mesin e tri kontratave më të mëdha në futbollin evropian.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar