Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

“E ardhmja evropiane varet vetëm nga ne”, Rama shpall vlerësimin historik të Komisionit Evropian

Redaksia Lajmetereja • 05-11-2026 11:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
“E ardhmja evropiane varet vetëm nga ne”, Rama shpall vlerësimin historik të Komisionit Evropian
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se progres-raporti i Bashkimit Evropian për Shqipërinë pasqyron qartë ecurinë pozitive të procesit të negociatave për anëtarësim. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me ambasadoren e BE-së në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, kreu i ekzekutivit shqiptar theksoi se dokumenti i fundit dëshmon se tashmë fati evropian i vendit tonë është ekskluzivisht në duart e veta. Duke iu drejtuar diplomates evropiane, kryeministri u shpreh se ky është vlerësimi më pozitiv që Shqipëria ka marrë ndonjëherë në historinë e raporteve të progresit. Ai shtoi se ndryshe nga e kaluara, kur diskutohej se çfarë pritej të ndodhte, dokumenti i publikuar nga Komisioni Evropian fokusohet te hapat konkretë që duhen hedhur në këtë fazë të procesit. “Shqipëria hyn në kilometrin e fundit të negociatave në BE. Ky kilometër ka 1000 metra për të përshkruar. Raporti tregon se krahasuar me një vit më parë, niveli i gatishmërisë së Shqipërisë është rritur dukshëm, evidenton përparim në disa fusha. KE vlerëson një progres të mirë të pushtetit gjyqësor, luftën kundër korrupsionit dhe SPAK ka dëshmuar pavarësi dhe të japë rezultate në misionin e tij”, nënvizoi Rama.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar