Sport
Transportoi 16 emigrantë drejt Malit të Zi, prangoset shqiptari
Reklamë e Sponsorizuar
Një 39-vjeçar është arrestuar nga Policia Kufitare në Shkodër, pasi u kap në flagrancë duke transportuar 16 emigrantë nga vendet e treta, të cilët dyshohet se synonin të kalonin ilegalisht kufirin drejt Malit të Zi.
Operacioni, i koduar “Transit”, u finalizua nga shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në kuadër të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e rasteve të dhënies së ndihmës emigrantëve për kalim të paligjshëm të kufirit.
Sipas Policisë, në pranga ka rënë shtetasi B. L., 39 vjeç, banues në Tiranë.
Ai u kap në flagrancë në fshatin Alijaj, teksa transportonte me një automjet të marrë me qira 16 emigrantë nga vendet e treta, kundrejt pagesës.
Nga emigrantët e ndaluar, 9 janë nga Afganistani, 5 nga Somalia dhe 2 nga Bangladeshi.
Në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar edhe automjetin e marrë me qira, që dyshohet se është përdorur për transportimin e emigrantëve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: