Politikë
Rama takim me drejtuesit politikë në qarqe te “Vila e Kuqe”, në fokus “Prania besnike” dhe takimet me qytetarët
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të hënë, në orën 14:00, drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në qarqe.
Kjo, në takimin e përjavshëm të zhvilluar te “Vila e Kuqe”.
Në fokus të mbledhjes ka qenë nisma “Prania Besnike” dhe raportimi mbi takimet e zhvilluara të premten e kaluar me qytetarët në qarqe.
Mësohet se drejtuesit politikë kanë raportuar me detaje për takimet në terren, problematikat e ngritura dhe shqetësimet që qytetarët u kanë përcjellë gjatë bashkëbisedimeve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: