Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Miratimi i deklaratës për aktgjykimin e Speciales, Rama: Kosova foli me një zë

Redaksia Lajmetereja • 28-09-2026 15:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Miratimi i deklaratës për aktgjykimin e Speciales, Rama: Kosova foli me një zë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas miratimit të Deklaratës së Kuvendit të Kosovës për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Përmes një postimi në Facebook, Rama e ka cilësuar si jetik unitetin institucional për miratimin e kësaj deklarate, duke thënë se për çështje që lidhen me luftën për liri dhe historinë e Kosovës, dallimet politike nuk duhet të jenë më të mëdha se përgjegjësia e përbashkët. “Sot, përballë një çështjeje që prek historinë tonë, luftën për liri dhe themelet mbi të cilat është ndërtuar shteti ynë, Kosova foli me një zë. Ky unitet institucional në miratimin e Deklaratës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë ishte jetik. Kur bëhet fjalë për luftën çlirimtare, për sakrificën e një populli dhe për të vërtetën historike të Kosovës, dallimet politike nuk duhet të jenë më të mëdha se përgjegjësia jonë e përbashkët”,shkroi ai. Rama shtoi se mesazhi i dhënë nga Kuvendi duhet të dëgjohet fuqishëm edhe përtej Kosovës. “Mbi partitë është shteti. Mbi interesat ditore është e vërteta jonë historike. Drejtësia kërkon drejtësi. Historia kërkon të vërtetën. Ndërsa Kosova, kur preken themelet e lirisë së saj, duhet të dijë të qëndrojë e bashkuar. Sot Kuvendi e dha këtë mesazh. Dhe është një mesazh që duhet të dëgjohet fuqishëm edhe përtej Kosovës”,shkroi Rama.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar