Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Si ta lexojmë deklaratën e djeshme të Edi Ramës në Rinas?

Redaksia Lajmetereja • 28-09-2026 14:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Si ta lexojmë deklaratën e djeshme të Edi Ramës në Rinas?
Edi Ramës iu deshën të dielën në Rinas që të thoshte mbi 3900 fjalë, të cilat në të shkruar japin gati 23 mijë karaktere, në 10 faqe format dhe 52 paragrafë, me qëllim që t’i bindë shqiptarët se “në xhepin e tij akush nuk mund të kërkojë qoftë edhe një qindarkë”! Në fakt ai fjalim i munguar në sallën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së mund të lexohet në shumë forma, në disa dimensione dhe me interpretime të ndryshme. Interpretimi më i saktë është se Rama foli si i marrë në ndjekje penale. Dhe kjo do të ndodhë, nëse ai nuk jep dorëheqje para se një gazetar-hulumtues austriak të publikojë filmin dokumentar për mafien shqiptare dhe organizatën kriminale të kryesuar prej Edi Ramës. Thelbi është se ai në atë fjalim - monologun e tij përsëriti disa fraza që të tërhqein vëmendjen: Së pari, u mbrojt me fjalë kategorike për akuzat se Edi Rama e ka vjedh dhe po e shet Shqipërinë. Tha se “Ajo që mund të them me sigurinë më të madhe është se kurrë, në asnjë rast e për asnjë arsye, mua nuk më bën dot askush palë, për asgjë që në të 28 vjet e 4 muajt e shërbimit tim publik, mund të ketë prekur paratë e shqiptarëve, pronat e shqiptarëve, interesat e shqiptarëve”. Dhe paralajmëroi se “Po ama një provë të vetme, që një bir nëne ta ketë një qindarkë të tijën në xhepin tim apo në të ardhurat e familjes sonë, dhënë në këmbim të një firme të vetme të hedhur nga unë si kryebashkiak apo si kryeministër, nuk e nxjerrin dot kurrë. Sepse nuk ka lindur akoma ai lloj fenomeni”. Kjo pjesë e fjalës së kryeministrit Rama të dielën që shkoi është pjesa më themelore e më e rëndësishmja për t’u analizuar. Nuk ka nevojë të ngulmojmë në faktin sa i sinqertë është kryeministri ynë. Si çdo herë tjetër, sërishmi gënjen. Gënjen kur thotë se vilën-bunker në Surrel e paska ndërtuar me paratë e librit “Kurbani”! Gënjen kur thotë se 22 milionë euro të harxhuara për udhëtim me çarter ia paskan paguar të tjerët! Gënjen kur thotë se nuk e njihte personalisht Vlora Hysenin, por e mori ashtu kot. Mashtron publikun kur thotë se nuk e dinte se Ergys Agasi ishte një Epstein shqiptar! Vetëm Belindën e mbron “si burrat”, hapur, pa droje dhe pa iu dridhur çerpiku. Sepse Belina është betuar se do ia zbulojë të gjitha mashtrimet dhe gënjeshtrat që ka bërë deri më sot. Sa herë ka folur Edi Rama ka gënjyer. Kur nuk mundet të gënjejë direkt, mbrohet me krahmarrje. Këtë e bëri në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Për të mos përmendur Aleksandër Vuçiq, “harroi” të përmendë Kosovën. Bota tashmë, si edhe ne shqiptarët nuk i besojnë më këtij rrenci serik. Prandaj e izoluan në OKB dhe askush nuk ia zgjati dorën. Nga kryesues i mbledhjeve të Këshillit të Sigurimit, kësaj radhe u shfaq në OKB si Plaku Mere që gjuante me top mullarin e barit. Ka shumë raste të tjera për të cilat kryeministri duhet të përgjigjet direkt, pa ndërmjetësinë e Vlorës, Belindës e të tjerëve. Psh, si ndodhi që brenda tetë orësh u hodhën 16 firma si dhe firma e shtatëmbëdhjetë e vetë kryeministrit për inceneratorët. Vetëm për këtë fakt ai duhej me kohë të ishte larguar nga pushteti. Qoftë dhe për mosrespektim të proçedurave dhe kritereve në marrjen e vendimit përkatës. Atëherë pse i mëshon idesë se “askush nuk mund të kërkojë një qindarkë në xhepin e tij”?! Së pari, sepse dëshiron të bëjë një parapritë për akuzat që ka në, dosjen e drejtësisë. Sepse e di se dokumentari hulumtues i gazetarët austriak është tronditës për të dhe familjen e tij. Ai dokumentar do të flasë edhe për paratë e grabitura shqiptarëve nga ana e kryeministrit të venditt. Sepse edhe në këtë rast Rama kërcënon me këtë deklaratë. E thotë troç: - Guxo dhe hajde e kërkoji mbrapsht ato milionat që unë i kam marrë kur firmosa lejen e ndërtimit. Ose guxo e mos shko te studioja e vajzës time për të realizuar projektin! E plot formula të tilla. Fjalimet me ultimatum të tipit guxo e fol, guxo e thuaj, guxo e merru me mua e familjarët e mi, drejtohen në fakt kundër drejtësisë, jo kundër qytetarëve, të cilëve ai formalisht u adresohet. Drejtohen, sikundër u tha në deklaratën e tij, edhe kundër medies, kundër opozitës, si edhe kundër atyre ndërkombëtarëve që tashmë e kanë vënë në shënjestër kryeministrin tonë, më të korruptuarin në historinë e Shqipërisë e të Europës. Ndërkohë këto deklarime të kryeministrit mund të analizohen edhe për kohën që ato jepen. Që do të thotë se Edi Rama duket se e ndjen veten në rrethim të plotë. Nga njëra anë atij nuk i flet asnjë zyrtar europian e amerikan. Në OKB nuk i folën as aziatikët, arabët, amerikano-latinët apo afrikanët. Më duket se e kanë hedhur edhe izraelitët, si dhe serbët e rusët, pasiqë atyre nuk u duhet më. Nga ana tjetër është i rrethuar dhe nën presionin e anëtarëve të organizatës kriminale që vetë e ka krijuar. Vlora Hyseni e kërcënon. Gys Agasi po ashtu. Bandat kriminale dhe kartelet e drogës e rrezikojnë. Aq sa e ka shqetësuar edhe ora e shtrenjtë, që do të thotë se e sheh atë orë si rrezik serioz për fatin e tij.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar