Politikë
Kryeministri Rama nga Brukseli: Qasja e Beogradit zyrtar ndaj Kosovës mbetet e pandryshuar
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri Edi Rama ka trajtuar sfidat e rrugëtimit evropian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, gjatë një interviste të dhënë për gazetaren Maria Tadeo në kuadër të samitit “Euronews Enlargement Summit”.
Kreu i Qeverisë shqiptare u përqendrua te raportet e Serbisë me Kosovën dhe Bashkimin Evropian, si dhe te ambiciet e vendit tonë për integrim, duke theksuar se synimi kryesor mbetet përfundimi i bisedimeve për anëtarësim brenda dhjetorit të vitit 2027.
Duke folur për kompleksitetin e procesit, Rama vuri në dukje se pavarësisht sfidave, nuk ekziston një alternativë më e mirë se Bashkimi Evropian.
I pyetur nga gazetarja Tadeo mbi zhvillimet politike në udhëheqjen e Serbisë dhe ndikimin e tyre, Rama u shpreh se udhëheqja e re në Beograd nuk po shfaq asnjë hapje për çështjen e Kosovës, të cilën e cilësoi si tepër të rëndësishme për të. Ai shtoi se qëndrimet mbyllëse dëshmojnë se “muzika nuk do të ndryshojë”. Pasi theksoi se nuk dëshiron t'i japë leksione askujt në një rajon që ende nuk është integruar plotësisht, Rama u shpreh se ka qenë gjithmonë avokat i shmangies së Serbisë nga rruga e gabuar. Megjithatë, ai nënvizoi se anëtarësimi në BE kërkon përmbushjen e detyrimeve, ndërkohë që Serbia ka mbajtur pozicione të ndryshme jo vetëm për Kosovën, por edhe në raport me Rusinë, duke kërkuar prej saj rezultate konkrete dhe meritokraci në këtë proces.
Në lidhje me pyetjen e gazetares mbi mundësinë e anëtarësimit të Malit të Zi brenda dy viteve për shkak të madhësisë dhe pozicionit të Shqipërisë në “pole-position”, Rama u tregua i rezervuar bazuar në përvojën e tij të gjatë në këtë detyrë. Ai kujtoi se ka parë afate kohore që janë shuar gjatë rrugës, raste kur BE nuk ka përmbushur detyrimet e veta, por edhe surpriza pozitive. Megjithatë, Rama ritheksoi se puna intensive po vazhdon që negociatat të mbyllen brenda vitit 2027, çka do të dëshmojë se pala shqiptare e ka kryer detyrën e saj.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: