Sport
Kapiteni i Izraelit pas humbjes ndaj Irlandës: Do të hakmerremi
Reklamë e Sponsorizuar
Kapiteni i Izraelit, Manor Solomon, ka reaguar ashpër pas humbjes 3-0 ndaj Irlandës në ndeshjen e Ligës së Kombeve, duke paralajmëruar rivalët për përballjen e ardhshme mes dy skuadrave.
Sipas Daily Mail, Solomon deklaroi pas ndeshjes se mes dy përfaqësueseve kishte pasur tensione edhe gjatë takimit, ndërsa kritikoi qëndrimin e lojtarëve irlandezë para dhe gjatë ndeshjes.
“Sigurisht që ata na urrejnë dhe ne nuk i duam ata”,deklaroi Solomon, duke shtuar se nuk dëshironte të fliste më shumë për shkak të rrezikut të ndëshkimit.
Kapiteni izraelit më pas tha se skuadra e tij do të kërkojë reagim në ndeshjen e ardhshme.
“Do të bëjmë gjithçka që ndeshja ndaj Kosovës të duket krejt ndryshe. Kemi edhe katër ndeshje në kampanjë dhe nuk ka përfunduar. Do të marrim hak për këtë”, tha ai.
Ndeshja u zhvillua në një atmosferë të pazakontë. Lojtarët e Irlandës nuk shtrënguan duart me kundërshtarët para takimit, ndërsa portieri Gavin Bazunu mungoi pasi vendosi të mos luante për arsye etike.
Irlanda fitoi 3-0 me golat e Troy Parrott, Adam Idah dhe Jack Moylan.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: