Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e të dyshuarit për vjedhje në Malishevë

Redaksia Lajmetereja • 28-09-2026 14:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e të dyshuarit për vjedhje në Malishevë
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Stacioni Policor në Malishevë – Sektori i Hetimeve, me autorizim nga Prokurori i Shtetit, dhe në kuadër të zhvillimit të procedurave hetimore, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e një personi të dyshuar. Personi i dyshuar më datë 12.06.2026 në një objekt tregtar në Malishevë, dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhja”, dhe pavarësisht angazhimeve dhe veprimeve të ndërmarra deri më tani, identiteti i tij ende nuk është zbuluar. “Me qëllim të rritjes së efikasitetit të procedurës hetimore, ftojmë të gjithë qytetarët që, nëse kanë ndonjë informacion i cili mund të ndihmojë në identifikimin ose lokalizimin e personit të dyshuar, i cili shihet në fotografinë e bashkangjitur, të kontaktojnë Policinë e Kosovës përmes: · numrit emergjent 192, · stacionit policor më të afërt, · ose përmes e-mail zyrtar:[email protected]. Policia e Kosovës garanton se të gjitha informacionet e pranuara do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi”, ka njoftuar Policia.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar