Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

IKShPK: 180 raste me fruth, mbi 95% e të prekurve ishin të pavaksinuar

Redaksia Lajmetereja • 28-09-2026 14:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
IKShPK: 180 raste me fruth, mbi 95% e të prekurve ishin të pavaksinuar
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se nga 16 prilli deri më 27 shtator 2026 janë konfirmuar 180 raste me fruth, prej të cilave tetë janë regjistruar vetëm gjatë javës së fundit. Sipas IKShPK-së, mbi 95 për qind e rasteve të konfirmuara i përkasin personave të pavaksinuar me vaksinën MMR. Instituti ka theksuar se vaksinimi mbetet masa më e rëndësishme dhe efikase për mbrojtjen e fëmijëve dhe komunitetit nga fruthi. “Për këtë arsye, krahas vaksinimit të rregullt sipas kalendarit kombëtar, IKShPK ka intensifikuar edhe vaksinimin e vonuar (catch-up), për fëmijët që për arsye të ndryshme e kanë shtyrë atë. Si rezultat i kësaj fushate, gjatë këtij viti janë vaksinuar mbi 3,176 fëmijë të grupmoshës 2–5 vjeç, duke konfirmuar ndërgjegjësimin e lartë dhe angazhimin e prindërve për të siguruar shëndetin e fëmijëve të tyre”. “IKShPK vlerëson lart kontributin e prindërve, profesionistëve shëndetësorë, institucioneve dhe qytetarëve për rritjen e shkallës së vaksinimit. Çdo fëmijë i vaksinuar është një jetë më shumë e mbrojtur dhe një hap më afër ndërprerjes definitive të përhapjes së fruthit”, thuhet në njoftim.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar