Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

​Malcolm Armstead shpallet MVP i javës në Superligën e Kosovës

Redaksia Lajmetereja • 28-09-2026 14:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
​Malcolm Armstead shpallet MVP i javës në Superligën e Kosovës
Malcolm Armstead i Sigal Prishtinës është shpallur MVP i javës në ProCredit Superligën e Kosovës, pas paraqitjes së tij në fitoren ndaj Vëllaznimit. Amerikani ishte ndër protagonistët kryesorë të triumfit 83-71 në Gjakovë, duke realizuar 26 pikë, katër kërcime, tri asistime dhe tri topa të vjedhur, për një indeks prej 29. Armstead nuk është emër i ri për basketbollin kosovar. 36-vjeçari ka luajtur më herët për KB Pejën, ndërsa gjatë karrierës së tij në Kosovë ka veshur edhe fanellën e Golden Eagle Yllit. Në dhjetor të vitit 2023 ai iu bashkua Sigal Prishtinës, për t'u rikthyer tashmë te kryeqytetasit pas një periudhe tjetër jashtë klubit. Përveç Kosovës, Armstead ka një karrierë të gjatë në basketbollin evropian, me eksperienca në vende si Sllovenia, Rusia, Greqia dhe Turqia, ndërsa në vitin 2014 ishte shpallur edhe MVP i javës së parë të ABA League. Çmimi i kësaj jave vjen menjëherë pas një paraqitjeje vendimtare për Prishtinën, e cila me fitoren ndaj Vëllaznimit regjistroi triumfin e parë në kampionat këtë sezon.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar