Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Botë

Sulmet e fundit të Rusisë në Kiev, Zelensky: Një person i vrarë dhe gjashtë të plagosur

Redaksia Lajmetereja • 28-09-2026 14:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Sulmet e fundit të Rusisë në Kiev, Zelensky: Një person i vrarë dhe gjashtë të plagosur
Presidenti i Ukrainës, Volydymyr Zelensky ka njoftuar se Rusia ka vazhduar me sulme, duke goditur disa objekte në Kiev. Ai ka thënë se cak i sulmeve ka qenë edhe Akademia e Shkencave, me ç’rast sipas tij, një person është vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur, në mesin e tyre edhe tre fëmijë. “Sot, rusët goditën gjithashtu një institucion mjekësor në qendër të kryeqytetit. Aktualisht, ekipet e shpëtimit po përpiqen të shuajnë me shpejtësi zjarrin.”,ka njoftuar Zelensky. Ai ka thënë se çdo akt terrorist rus sjell viktima që mund të ishin shmangur nëse do të kishte presion ndaj Moskës. “Bota duhet ta kuptojë se terroristët do të vazhdojnë veprimet e tyre nëse nuk ndalen këtu, në Ukrainë. Dhe ne nuk mund t'i mbyllim sytë para goditjeve kaq brutale. Ne duhet të reagojmë, me vendosmëri dhe forcë globale. Ne mbështetemi te forca e Evropës, e Amerikës dhe e partnerëve tanë të tjerë që mund të ndihmojnë në mbrojtjen e jetëve.”, ka thënë ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar