Aktuale
Bie për 36 për qind numri i ndërmarrjeve të regjistruara në gusht
Reklamë e Sponsorizuar
Në gusht të këtij viti krahasuar me muajin paraprak, ka rënie për 36,2 për qind të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërsa krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, ka rënie për 5.4 për qind të ndërmarrjeve të regjistruara.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në Kosovë gjatë muajit gusht janë regjistruar 1,010 ndërmarrje të reja, ndërsa 84 të tjera janë shuar, raporton KosovaPress.
ASK bën të ditur se, numri i ndërmarrjeve të regjistruara në gusht 2026 ka shënuar rënie për 36.2% krahasuar me muajin paraprak. Ndërsa, krahasuar me gushtin e vitit 2025, rënia është 5.4%.
“Në gusht 2026 krahasuar me muajin paraprak, kemi rënie për 36,2 % të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërsa krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, kemi rënie për 5,4 % të ndërmarrjeve të regjistruara”, thuhet në komunikatë.
Aktivitetet më të preferuara ekonomike gjatë këtij muaji ishin tregtia me shumicë dhe pakicë, si dhe riparimi i mjeteve motorike dhe motoçikletave, me 207 ndërmarrje të regjistruara, apo 20.5%.
Pas tyre renditen informacioni dhe komunikimi me 113 ndërmarrje, apo 11.2%, si dhe aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 109 ndërmarrje, apo 10.8%.
Në kategorinë e mikro-ndërmarrjeve, me 0 deri në 9 të punësuar, janë regjistruar 1,003 ndërmarrje. Ndërkaq, në kategorinë e ndërmarrjeve të vogla, me 10 deri në 49 të punësuar, janë regjistruar 7 ndërmarrje.
Gjatë gushtit nuk është regjistruar asnjë ndërmarrje e mesme apo e madhe.
Sipas shtrirjes gjeografike, rajoni i Prishtinës prin me 463 ndërmarrje të regjistruara, apo 45.8%. Pas tij vijnë rajoni i Prizrenit me 124, Mitrovica me 93, Ferizaj me 90, Peja me 88, Gjakova me 82 dhe Gjilani me 70 ndërmarrje të reja.
ASK ka publikuar këto të dhëna në Repertorin Statistikor të Ndërmarrjeve Ekonomike në Kosovë për muajin gusht 2026.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: