Sport
E lënduan në Beograd, ylli i Liverpoolit largohet nga Kombëtarja e Holandës
Reklamë e Sponsorizuar
Cody Gakpo nuk do të jetë në dispozicion për dy ndeshjet e mbetura të Holandës gjatë këtij grumbullimi ndërkombëtar.
Sulmuesi i Liverpoolit u detyrua të largohej nga loja gjatë pjesës së parë në fitoren 2:1 të Holandës ndaj Serbisë të dielën mbrëma, shkruan Indeksonline
Pas këtij dëmtimi, Gakpo do të rikthehet në Liverpool, ku do t’i nënshtrohet vlerësimeve të mëtejshme nga stafi mjekësor i klubit në qendrën stërvitore “AXA”.
Liverpooli do të rikthehet në aksion në Premier League të dielën, më 11 tetor, kur në “Anfield” do të presë Manchester Cityn.
Ende nuk është bërë e ditur natyra e saktë e lëndimit të Gakpos apo nëse ai do të jetë në dispozicion.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: